Mcgonigal pranon akuzën për fshehje të 225 mijë dollarëve: I mora nga një ish-agjent i inteligjencës shqiptare

schedule23:16 - 22 Shtator, 2023

schedule 23:16 - 22 Shtator, 2023

Charles McGonigal, ish agjenti i FBI-së amerikane është vetëdeklaruar në Gjykatën Federale të Washingtonit mbi akuzën se ka fshehur një pagesë prej 225 mijë dollarësh të cilën e ka marrë nga një ish-agjent i inteligjencës shqiptare.

McGonigal pranoi përpara prokurorëve se ai ka fshehur materiale hetimore si pjesë e një marrëveshjeje me drejtesinë.

Pas këtij vetëdeklarimi pritet të mbahet një seancë gjyqësore ky gjykata pritet të japë edhe dënimin ndaj ish-agjentit të FBI-së.

Charles McGonigal u vetëdeklarua fajtor muajin e shkuar edhe mbi një tjetër akuzë në Nju Jork, atë të bashkëpumimit me Oligarkun Rus Olger Deripaska i cili ishte një individ i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!