Gjatë ditës së mërkura në Mossos të Spanjë, policia kreu një ndjekje të denjë për një film nëpër malet e Pallars Jussa.
Pas një hetimi të gjatë, oficerët e policisë katalanase po përgatiteshin të çmontonin një plantacion marijuane në një pyll midis Senterada dhe Vall Fosca, kur një moment dy trafikantët shqiptarë që e kontrollin, u larguan me vrap.
Efektivët e policisë punuan për gjetjen e tij, madje në operacion u përfshi edhe një helikopter.
Në fund ata arritën të vinin në pranga një nga trafikantët, ndërsa tjetri arriti t’u shpëtojë forcave dhe është ende në kërkim, shkruajnë mediat spanjolle.
Operacioni është ende duke vazhduar. Plantacioni ishte pranë një banesë gjysme të rrënuar në një zonë që është e vështirë për t’u aksesuar./abcnews.al