Ballkani i Ilir Dajës e ka nisur me humbje këtë edicioni të Conference League, teksa mbrëmjen e kësaj të enjteje u mund me rezultatin e ngushtë 1 me 0, nga çekët e Viktoria Plzen, në “Doosan Arena” të Çekisë.
Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 73’, ku pas një goditjeje potente të mesfushorit, Lukas Kalvach topi devijohet nga këmbët e Delovës, duke përfunduar kështu në rrejtën e “dardanëve” për të “vulosur” rezultatin 1 me 0.
Pavarësisht rezultatit, djemtë e Ilir Dajës zhvilluan një ndeshje fantastike, ku patën dhe një mundësi “të artë” me Gripshin për të barazuar rezultatin në minutën e 83’-të të të sfidës, mirëpo topi shkoi mbi traversë, duke e mbyllur në humbje sfidën e parë të “dardanëve”. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: