Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda i tha regjisores së njohur Agnieszka Holland se filmi i saj “Kufiri i Gjelbër” për fatin e refugjatëve dhe emigrantëve që përpiqen të kalojnë nga Bjellorusia përmes Polonisë në Bashkimin Evropian, është parë vetëm nga derrat.
“Nuk jam i befasuar që anëtarët e Gardës Kufitare përdorën sloganin “vetëm derrat ulen në kinema”, të cilën e njohim që nga koha e pushtimit fashist, kur në kinematë tona shfaqeshin filmat propagandistikë të Hitlerit”, tha presidenti Duda.
Filmi i Agnieszka Holland u prit me ovacione në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia, ku mori vlerësime të shkëlqyera dhe një çmim special të jurisë. Do të ketë premierën e tij më 22 shtator, por një numër zyrtarësh polakë që as nuk e kanë parë, tashmë e kanë quajtur propagandë, një fyerje për ushtarët dhe rojet kufitare që mbrojnë të gjithë BE-në që emigrantët të mos hyjnë në të./abcnews.al