VIDEO/ “Të mëdhenjtë” kapin fitore, Roma e Leverkusen nuk falin në Evropë

schedule21:22 - 21 Shtator, 2023

schedule 21:22 - 21 Shtator, 2023

Pasditë e sotme kanë startuar përballjet e para të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm për klube në Evropë, UEFA Europa League, ku në 8 sfidat e para është dhuruar spektakël dhe një numër i lartë golash.

Kështu, “aspirinat” e Leverkusen arritën të fitonin me “poker” ndaj suedezëve të Hacken, teksa i mundën këta të fundit në “BayArena” me rezultatin e thellë 4 me 0. Nga dy gola në secilën pjesë mjaftuan për skuadrën e Xabi Alonso, që të siguronte tre pikët, teksa autorët e golave ishin Florian Ëirtz, Amine Adli, Victor Boniface e Jonas Hofmann, me këta të fundit që shënuan nga 1 gol, në minutat 10’, 16’, 66’ e 70’.

Në krahun tjetër, “verdhekuqtë” e Roma-s arritën të triumfonin në Moldavi, ndaj vendasve të Sheriff Tiraspol, me rezultatin e ngushtë 1 me 2. Italianët e morën avantazhin që në minutën e 49’ të pjesës së parë me anë të mesfushorit Leandro Paredes. Me fillimin e pjesës së dytë, vendasit ngushtuan diferencën me anë të Cristian Tovar, në minutën e 57’ të sfidës dhe vetëm 8 minuta më vonë, “bomberi” belg, Romelu Lukaku çon topin në rrjetë, duke “vulosur” përfundimisht rezultatin e sfidën në 1 me 2. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Bayer Leverkusen 4-0 Hacken 

Sheriff Tiraspol 1-2 Roma