Siguria rrugore/ Lamallari: Kodi i ri, parashikohen 3 vite burg për parakalim të gabuar

schedule17:59 - 21 Shtator, 2023

schedule 17:59 - 21 Shtator, 2023

Vetëm për gjatë kësaj të enjte në rrugët e Shqipërisë kanë ndodhur katër aksidente. Si pasojë, zv. Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka deklaruar në “News Line” se kodi i ri rrugor parashikon masa të rrepta, si për shembull, 3 vite burg për parakalim të gabuar.

Ai theksoi se këto masa po merren nga juristë të njohur, të cilët kanë eksperiencë disavjeçare në fushën e drejtësisë.

“Disa persona të thjeshtë janë mospërfillës, flagrantë të ligjit, duke rrezikuar kështu jo vetëm jetën e tyre dhe të personit që kanë në mjet, por dhe të personave të tjerë kalimtarë, por dhe vozitës mjetesh. Sigurisht, që kjo duhet të ndryshojë. Nuk është vetëm çështje gjobe, por dhe heqja e patentës dhe ndëshkimi penal, që do të thotë përgjegjësia penale duke privuar personin dhe nga liria. Sepse diskutimi që po bëhet nga grupi i punës, që drejtohet nga juristët më të mirë që ka ky vend për ndryshimet e kodit penal, me pjesëmarrjen e profesionistëve të cilët kanë punuar në gjithë këto vite me drejtësinë dhe zbatimin e ligjit, rekomandimet dhe vlerësimet që ata japin në grupin e punës bazohen në përvojën e tyre për shkeljet e kodit rrugor. Kështu që parashikimi që është dhënë aty përfshihet nga gjobë deri në tre vite, duke marrë parasysh edhe elementët cilësues që janë shkelja flagrance që rrezikon dukshëm jetën e qytetarëve”, u shpreh Lamallari./abcnews.al