Airbnb pezullon llogaritë e rreme

schedule14:15 - 21 Shtator, 2023

schedule 14:15 - 21 Shtator, 2023

Kompania Airbnb, e cila ofron banesa me qira për periudha të shkurtra, po përballet me problematika të shumta me llogaritë e rreme. Deri më tani zyrtarët e kompanisë kanë deklaruar se kanë mbyllur më shumë se 59 mijë profile false, që sipas tyre rrezikonin uljen e numrit të konsumatorëve.

Po ashtu ua ka pamundësuar 157 mijë llogarive tjera qasjen në këtë platformë. Kompania ka thënë se do të nisë përdorimin e inteligjencës artificiale për t’i luftuar “mashtruesit”. Llogaritë e rreme dhe tarifat e larta të pastrimit kanë qenë dy prej problemeve më shpeshta që janë përmendur nëpër sondazhet e kompanisë.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Brian Chesky ka thënë se ndryshimet e reja kanë nisur të funksionojnë dhe se ekipi është duke planifikuar marrjen e masave tjera. Ai e ka përmendur integrimin teknologjisë që u ndihmon qiradhënësve që t’i ndryshojnë çmimet më shpesh, ashtu siç bëjnë hotelet dhe kompanitë e fluturimeve.

Airbnb ka thënë se më vonë gjatë vitit do të nisë me verifikim të të gjitha llogarive në vendet me shtrirjen më të madhe në platformë, për t’i luftuar keqbërësit.

Disa nga format më të shpeshta të mashtrimeve janë përmendur rimbursimet dhe kostot shtesë për rezervime.

/abcnews.al