Ditën e djeshme, Shqipëria drejtoi një nga mbledhjet më të rëndësishme të dekadës së fundit atë të Këshillit të Sigurimit në OKB, në drejtimin e kryeministrit, Rama.
I ftuar në studion e “Tirana Live”, analisti Frrok Çupi u shpreh se nga kjo ngjarje Shqipëria fitoi diplomacinë më të lartë.
“Shqipëria fitoi më shumë se kurrë ndonjëherë. Shqipëria fitoi autoritetin maksimal ndërkombëtar në diplomaci dhe politikë. Fitoi atë që tanimë është mes fuqive të mëdha.
Shqipëria fitoi edhe një gjë goditëse. Shqipëria bëri 2 ose 3 gjëra për herë të parë në botë. Nën kryesimin e Shqipërisë, KSH doli për herë të parë në hapje të opinionit, në 8 dekada. E gjitha bota nën kryesimin e Shqipërisë u bashkua pro Ukrainës dhe kundër Rusisë.
Në botë lindin, jetojnë dhe vdesin shtete që nuk arrijë dot të bëjnë një gjë të madhe. Ndërkohë Shqipëria e bën në momentin e parë që ka mundesinë” tha analisti.
Pas mbledhjes presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky pati një reagim ku falenderoi Shqipërinë për rolin e saj. Analisti Çupi tha se nuk pritej që Këshilli i Sigurimit të jipte kaq shumë shpresë.
“Për vëzhgimin tim, nuk pritej që Këshilli i Sigurimit i OKB të mund të jipte kaq shumë shpresë. Sepse sic e tha edhe ktyeministri Abazovic, që nëse vijmë herën tjetër pa përmbushur këto detyra, atëherë kot që mblidhemi.
Ishte një aktivitet konkret, i detajuar, në miratim të një plani prej 10 pikash të Zelenskyt, i cili del jashtë planit të KSH. KSH është një organizatë që miraton luftëra, por këtë radhë bëri të kundërtën.
Projekti i Zelenskyt u miratua nga të gjithë dhe së bashku me gati 200 shtete, miratojnë vijën e kërkesave ndaj Rusisë që të heqë dorë nga agresioni” shtoi Çupi./abcnews.al