“Duam turizëm, por presim tre orë në kufi”, Abazoviç: Kur të ndërtojmë urën mbi Bunë, duhet të mos ekzistojë kufiri

schedule20:47 - 20 Shtator, 2023

schedule 20:47 - 20 Shtator, 2023

Kryeministri me mandat teknik në Malin e Zi, Dritan Abazoviç thotë se marrëdhinet me qeverinë e Shqipërisë janë perfekte.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Abazoviç u shpreh se bashkë me kryeministrin Edi Rama kanë ide për zonën e plazhit të Velipojës, për ta bërë sa më të frekuentueshëm.

Sipas Abazoviçit, kur të ndërtohet ura e Bunës, në këtë vepër nuk do të ekzistojë kufiri, për të shmangur pritjet e qytetarëve.

“Marrëdhëniet që i kemi arritur me qeverinë e Shqipërisë, ne kemi marrëdhënie të mira edhe me qeverinë e Kosovës, mos të keqkuptohemi, por marrëdhëniet që kemi arritur me qeverinë e Ramës, është një marrëdhënie perfekte. Në çdo sens, edhe në bashkëpunimin në polici, doganë, edhe në ndërtim. Kemi ide të madhe për zonën e plazhit të Velipojës, duhet konceptuar në të ardhmen si një zonë shumë spektakolare, turistike në nivel evropian. Kufiri është gjëja që e përjashtoj shumë të gabueshëm. Ne duam të shkojmë në BE, Be nuk ka kufi. Kontrollet duhet t’i bëjmë. Nëse preferojmë të jemi shtet turistik, dhe ju prisni 3 orë për të hyrë në shtet, unë mendoj se kjo logjikë është e gabuar.

E pranoj se ka edhe njerëz që bëjnë kontrabanda, por unë jam i mendimit që kur të vendosim urën mbi Bunë, ajo urë duhet të jetë e para ku nuk do të eksitojë kufiri tradicional, kur flitet, kur pritet me policë në doganë”, theksoi ai./abcnews.al