Jurgen Klopp është i qartë: çfarë ndodh në dhomat e zhveshjes nuk duhet të dalë nga aty. Trajneri gjerman nuk është ndjerë mirë kur ka parë që klubi i Salzburg ka publikuar pas ndeshjes me Liverpool fjalimin e trajnerit në pushimin e ndeshjes.
Nëse kjo do kishte ndodhur te Liverpool, tekniku i njohur thotë se do ta largohej nga drejtimi i ekipit. “Nëse LFVTV nxjerr një video time në një situatë si ajo, unë do e lija klubin. Kjo është e vërteta dhe kjo është gjithçka mund të them rreth kësaj”, janë fjalët e gjermanit.
Liverpool triumfoi me austriakët në Champions League në mesjavë. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të “The Reds”. Në pjesën e dytë Salzburg e barazoi rezultatin, por Salah më pas shënoi edhe një gol tjetër dhe i dha fitoren skuadrës së tij. /abcnews.al
Great insight into the half-time talk from Jesse Marsch in their game vs Liverpool.
Interesting to note the emphasis placed group cohesion and re-aligning mentality before addressing any tactical components. pic.twitter.com/unNplaA25U
— Darian Wilken (@CoachDarian) October 3, 2019