Kërkohej në verë nga “djajtë”, Kane: United është një klub i madh, por doja kalimin te Bayern

schedule11:36 - 20 Shtator, 2023

schedule 11:36 - 20 Shtator, 2023

Së bashku me teknikun Thomas Tuchel i pranishëm në konferencën për shtyp të klubit, në prag të ndeshjes hapësë të UEFA Champions League, ndaj Manchester United, ishte dhe “bomberi” anglez, Harry Kane.

I transferuar te “bavarezët” vetëm në merkaton e verës, Kane tregoi pak dhe për “prapaskenat” e merkatos, ku pavarësisht se Manchester United kërkoi të kishte shërbimet e tij, sërish 30-vjeçari zgjodhi “gjigandët” gjermanë të futbollit, të cilët shpreson t’i nderojë mbrëmjen e sotme.

“Nuk e pashë finalen mes Bayern dhe United live në 1999, isha i vogël, por më vonë i kam parë disa herë momentet kryesore. Kur humbet në atë formë, gjithmonë të lë një shije të keqe në gojë dhe jam i sigurt se ende i lëndon fansat, por ne do të mund t’u dhurojmë atyre kujtime të reja.

Në verë pata disa diskutime edhe me klube të tjera. Megjithatë, Bayern Munich ishte skuadra që kishte treguar më shumë interes se të gjithë të tjerët, prandaj vendosa të vij këtu. Manchester United është gjithashtu një klub i madh, por unë preferova Bayern”,- u shpreh “bomberi” anglez. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!