Katër persona janë plagosur nga përplasja e dy makinave në kryqëzimin e Shënkollit në superstradën Lezhë- Milot. Shkak për këtë përplasje është bërë një këmbësore që doli para njerës makinë.
Të gjithë të dëmtuarit u dërguan për mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Qarkullimi në superstradë u rëndua ndjeshëm; ndërsa policia nisi hetimet si dhe ndërhyri për normalizimin e trafikut./abcnews.al