Greqia kërkoi betimin e Belerit/ Baze: Nuk është kompetencë e qeverisë shqiptare dhe as çështje e vullnetit politik

schedule20:45 - 19 Shtator, 2023

schedule 20:45 - 19 Shtator, 2023

Analisti Mero Baze, në një intervistë për emisionin ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla komentoi kërkesën e qeverisë greke ndaj asaj shqiptare për të lejuar betimin e Fredi Belerit që ndodhet në burg. Ai tha se kjo gjë nuk mund t’i kërkohet qeverisë shqiptare sepse nuk është kompetencë e saj.

Baze theksoi se kjo nuk është një çështje e vullnetit politik por e drejtësisë. Baze shtoi gjithashtu se konflikti që ka Shqipëria si me Greqinë dhe me qeverinë e Kosovës lidhet me Perëndimin.

“Problemi që ekziston me legjislacionin shqiptar është se ajo gjë nuk mund t’u kërkohet qeverisë shqiptare sepse nuk e ka kompetencë. Ajo që është interesante dhe pak e rëndë ta themi është që konflikti që ka Shqipëria dhe me Greqinë dhe me qeverinë e Kosovës, është një konflikt për shkak të Perëndimit, për shkak se janë dy qeveri që janë në konflikt me parimet e Perëndimit në raport me Shqipërinë. Konflikti i Kurtit me Ramën është pse Rama mban anën e SHBA dhe BE në procesin e bisedimeve dhe konflikt me Greqinë pse Rama ruan investimin më të rëndësishëm të Perëndimit që është reforma në drejtësi. Reforma në drejtësi nuk është bërë vetëm që kryeministri i Shqipërisë të mos të ndërhyjë në drejtësi por edhe që kryeministri i Greqisë të mos ndërhyjë në Shqipëri. Nuk i ndalohet vetëm Ramës të fusë duart në drejtësinë shqiptare por edhe kryeministrit grek dhe çdo tjetri. Të dyja konfliktet rajonale që ka politika e jashtme vijnë për shkak të konfliktit që ato qeveri kanë me politikën e Perëndimit. baze duhet një profesionist i zoti që ta kapilarizojë që efektet e saj të ndihen jo vetëm në Shqipëri por edhe në raport me fqinjët.“, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!