Ish-ministri i Jashtëm i Kinës kishte një ‘lidhje jashtëmartesore’ në SHBA

schedule11:14 - 19 Shtator, 2023

schedule 11:14 - 19 Shtator, 2023

Ish-ministri i Jashtëm i Kinës, Qin Gang, i cili u hoq nga posti i tij në korrik, kishte një lidhje jashtëmartesore ndërsa ishte ambasador në Shtetet e Bashkuara. Mediat e huaja shkruajnë se Chin po bashkëpunon me një hetim që tani është i fokusuar nëse marrëdhënia ose sjellja e tij rrezikojnë sigurinë kombëtare të Kinës.

Zyrtarëve të lartë kinezë u është thënë se një hetim i brendshëm i Partisë Komuniste zbuloi se Chin kishte një lidhje gjatë gjithë kohës si ambasador i Kinës në Shtetet e Bashkuara, ku nga marrëdhënia kishte lindur edhe një fëmijë.

Qin u zëvendësua nga diplomati veteran Ëang Yi , i cili mori postin e ministrit të Jashtëm në korrik.

Ai ishte i dërguari kryesor i Kinës në Uashington nga korriku 2021 deri në janar të të njëjtit vit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!