VIDEO/ Në “City Ground” nuk ka fitues, Burnley gjen pikën e parë të sezonit ndaj Nottingham Forest

schedule08:56 - 19 Shtator, 2023

schedule 08:56 - 19 Shtator, 2023

Burnley i Vincent Kompany ka arritur më në fund të gjejë pikën e parë të sezonit, teksa mbrëmjen e së hënës ka arritur të barazojë me rezultatin 1 me 1, ndaj Nottingham Forest në “shtëpinë” e këtyre të fundit, “City Ground”.

Sipari i golave u hap nga djemtë e Kompany, me talentin zviceran, Zeki Amdouni, që tund rrjetën e vendasve në minutën e 41’-të të sfidës, pas një pasimi perfekt të afrikano-jugorit, të sulmit, Lyle Foster, duke e mbyllur në avantazhin 0 me 1, pjesën e parë të sfidës.

Me fillimin e fraksionit të dytë të lojës vjen dhe kundërpërgjigjja e vendasve, me ish-talentin e Chelsea, Callum Hudson-Odoi, që kap bukur një pasim të “bomberit” nigerian, Taiëo Aëoniyi, duke e çuar sfidën në rezultatin 1 me 1, në minutën e 61’-të, rezultat, i cili mbeti i pandryshuar deri në fund.

Falë këtij rezultati, skuadra e Nottingham Forest ngjitet në vendin e 8-të të renditjes me 7 pikë, teksa në përballjen e radhës do të udhëtojnë drejt transfertës së vështirë të “Etihad”, ku do të përballen me “qytetarët” e Manchester City, ndërsa Burnley do të presë “djajtë” e Manchester United. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: