Sergio Ramos: Emocione të forta të luaja me Sevilla pas 18 vitesh, tani mund të vdes i qetë

schedule20:50 - 18 Shtator, 2023

schedule 20:50 - 18 Shtator, 2023

Sergio Ramos zbriti në fushë me fanellën e Sevillas pas plot 18 vitesh. Mbrojtësi u aktivizua si titullar në ndeshjen e fituar me shifrat 1-0 ndaj Las Palmas teksa pas sfidës, spanjolli shprehu të gjithë lumturinë e tij për rikthimin në skuadrën ku hodhi hapat e parë si profesionist.

Ramos theksoi se përjetoi një ndjesi të cilën e kishte të vështirë ta përshkruante me fjalë, ndërsa nga ana tjetër shtoi se ishte shumë i lumtur për pritjen e rezervuar nga tifozët e Sevillas.
“Ndjeva emocione shumë të forta, ashtu si në ditën kur firmosa për t’u rikthyer në shtëpi. Ndjehem shumë i lumtur sepse jam bashkuar sërish me njerëzit e mi, tifozët e mi. Jam në shtëpi, çfarë mund të them më shumë. Nuk ka fjalë për ta përshkruar si ndjesi, nuk kishte mënyrë më të mirë për të debutuar se sa me një fitore. Shpresoj të jetë fillimi i një rrugëtimi të mbarë.

Tifozët? Në fillim kisha disa dyshime, por ndjeva shumë dashamirësi. Tani mund të vdes i qetë”, u shpreh Ramos./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!