Bashkëpunimi me Ismail Kadarenë, studiuesja Loreta Schillock zbulon se çfarë biseduan kur u takuan

schedule11:06 - 19 Shtator, 2023

schedule 11:06 - 19 Shtator, 2023

Studiuesja e gjuhës shqipe, përkthyesja dhe pedagogia në Fakultetin e Shtutgartit, Loreta Shchillock ishte e ftuara e parë e këtij sezoni në emisioni “Pas Mesnate” në ABC.

Gjatë kësaj interviste, ajo u ndal dhe te bashkëpunimi me shkrimtarin e madh Ismail Kadare për esenë “A i duhet njerëzisë letersia?! Reflektim për bjerrjen e leximit”.

Ajo zbuloi se letërsia e Kadaresë nuk përkthehet duke lexuar në tren si gjermanët, pasi është jo e drejtpërdrejtë, por me metafora.

Pa letërsi nuk jetohet. Çdo gjë që flasim, çdo shprehje që themi është letërsi dhe fjala është ajo që mund t’i bëjë gjërat më të mira, fjala është ajo që vret dhe me këtë fjalë duhet të kemi kujdes në fakt. Edhe te kjo ese e të madhit Ismail Kadare, jam ndalur shpesh dhe kam kërkuar në mendimet e tija filozofike prej origjinës së tij të letërsisë dhe duke kaluar më vonë, ai ndalet në kohën para 30 vjetëve, në kohën e fazës së formimit të komunizmit te ne dhe shprehet pse ishte ky ngurtësim i çlirimit të ndjenjave. Duke e thënë këtë në mënyrë tërthorazi, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë dhe metaforat që përdor Kadareja. Natyrisht që nuk përkthen duke lexuar në tren siç lexojmë ne në Gjermani”, tha ajo.

Më tej, Shchillock tregoi se si ishte takimi me Kadarenë dhe çfarë biseduan.

Zoti Kadare nuk preferonte shumë që ne të bisedonim mbi letërsinë e tij, kemi folur mbi autorë të tjerë. Kemi folur për autorë të tjerë që i mbeteshin atij në mendje, për kujtimet e tij të para. Natyrisht që biseduam dhe për esen, por për këtë kishim biseduar më herët”, shtoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!