Zbulohet një tjetër “Magdalenë” nga piktori Raffaello Sanzio

schedule16:21 - 17 Shtator, 2023

schedule 16:21 - 17 Shtator, 2023

Zbulohet një pikturë e re nga Raffaello Sanzio. Vepra është një Magdalene me fytyrën e Chiara Fancelli, gruas së Peruginos.

Piktura, mbi një panel plepi me përmasa 46 cm me 34 cm, nga viti 1504, u zbulua në një koleksion privat jashtë vendit, dhe i atribuohet artistit nga Urbino, sipas një grupi studiuesish.

Vepra artistike u paraqit për publikun në Pergola (Pesaro Urbino) gjatë konferencës ndërkombëtare “Bukuria ideale – vizioni i përsosmërisë së Raffaello Sanzio”, nën titullin “Magdalena e Raffaelit”.

Midis ekspertëve që folën në konferencë ishin Maria Cecilia Visentin, profesoreshë pontifikale e specializuar në ikonografinë fetare të urdhrit të Shërbëtorëve të Marisë; Annalisa Di Maria, një nga ekspertët kryesorë ndërkombëtarë të Leonardo da Vinçit dhe Rilindjes Italiane, e specializuar në rrymën neoplatonike, profesor emeritus Jean-Charles Pomerol i Sorbonës dhe Andrea da Montefeltro studiues dhe skulptor.

Ekzistojnë dy versione të portretit të Magdalenës nga Perugino në Galerinë Palatine, dhe një tjetër në Vila Borghese. Sipas autorëve të studimit, versioni i Raphael-it, nxënës i Perugino-s, është më i vjetër.

Për më tepër, versioni i Raphael-it konsiderohet superior nga pikëpamja stilistike dhe teknike, për hirin dhe harmoninë e kompozicionit dhe për përdorimin e nuancave që nxjerrin në pah ndikimin e Leonardo da Vinçit në piktorin e ri nga Urbino. Studimi analizon edhe përmasat matematikore të përdorura nga Raphael. Sipas Annalisa Di Maria, piktura përfaqëson “një pikë kthese: piktori nga Urbino gjeti gjuhën e tij, duke u çliruar nga stili i Perugino”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!