Policia greke pas një operacioni të madh, të koorduar dhe të mirëorganizuar në Selanik, pak ditë më parë, ka shkatërruar një organizatë kriminale prej pesë anëtarësh që merreshin me prodhimin, trafikimin dhe tregtimin e lëndëve narkotike.
Të arrestuarit janë të moshës, 29,35,58,39, shtetas dhe grek dhe një 28-vjeçar shqiptar.
Në laboratorin e improvizuar dhe të mirëorganizuar, si dhe në një magazinë në zonën e Triandrisë dhe në vende të tjera të hetuara, u sekuestruan 43 kilogramë e 254 gramë kanabis sintetik në formë të ngurtë, mbi 6 litra kanabis sintetik në formë të lëngshme, rreth 2 kilogramë kanabis të trajtuar në formë çokollate, 92,2 gram kanabis të papërpunuar dhe 17 tableta narkotike. Gjithashtu, janë sekuestruar 3 pistoleta, gëzhoja, tre kuleta elektronike kriptovalutash, 11 celularë, sende dhe pajisje të laboratorit të prodhimit të drogës sintetike dhe një shumë prej 126.220 euro.
Droga tregtohej nq rrugë të ndryshme drej Evropës dhe Amerikës, ku një prej tyre ishte posta.
Hetimet për rastin u kryen nga Drejtoria e Sigurisë së Selanikut, në bashkëpunim me Autoritetet Policore të Lituanisë, asistencën e EUROPOL-it, zyrën e DEA-s së Athinës./abcnews.al


