Dorëheqje? Kryetari i Zubin Potokut: Do ishte dinjitoze, por duhet marrëveshje politike

schedule16:35 - 16 Shtator, 2023

schedule 16:35 - 16 Shtator, 2023

Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Beqiri thotë se edhe nëse jep dorëheqje apo shkarkohet përmes peticionit, sërish kjo nuk do të ishte një zgjidhje për komunën.

Në emisionin “Balkan Update” në ABC News, Beqiri u shpreh se duhet një marrëveshje politike për të zgjidhur situatën.

“Sa i përket parakushteve që ne i kemi parasysh dhe po i jetojmë këtu çdo ditë, as njëra dhe as tjetra nuk mund të dalë e suksesshme. Ne jemi për çfarëdo rasti. Shkarkimet apo dorëheqjet, mendimi im gjithmonë ka qenë, një marrëveshje politike do ishte më e mira, para se ta shpreh një vullnet të koordinuar të kryetarëve të komunave në bashkëpunim me qeveri dhe parti të subjekteve që veprojnë këtu. Dorëheqja vullnetare do ishte më e dinjitetshme. Mirëpo, si njëra dhe si tjetra, nuk shoh se do kemi sukses nëse do futemi në zgjedhje të tanishme, për shkakun se shumica e serbëve që banojnë në këto komuna, nuk janë për t’i konribuar me asnjërën mënyrë.

Për momentin nuk shoh ndonjë zgjidhje apo rezultat të mirë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!