Një foshnje që erdhi në jetë në një varkë me emigrantë ka ndërruar jetë pak momente më pas. Ngjarja ndodhi në bregdetin e Lampedusës, në bordin e një varke që mbante rreth 40 emigrantë.
Vdekja e foshnjes vjen vetëm tre ditë pas vdekjes së një të porsalinduri tjetër vetëm pesë muajsh, i cili nuk i mbijetoi udhëtimit nga Guinea me një nënë që nuk ishte ende në moshë madhore.
Kujtojmë që Lampedusa është kthyer në një pikë të nxehtë, pasi në një javë janë shënuar një numër rekord emigrantësh që kanë zbarkuar dhe kanë prekur tokën italiane.