Mungesa e shumta në repartin e sulmit të “demave të kuq” të Partizanit kanë “detyruar” këta të fundit të bëjnë një lëvizje surprizë në merkato, me Kampionët e Shqipërisë, që këtë të premte kanë prezantuar nënshkrimin e tyre më të ri.
Bëhet fjalë për ish-lojtarin e tyre, përgjatë sezoneve 2014-2015 e 2016-2018 dhe ish-“fantazistin” e Kombëtares, Emiliano Vila, i cili rikthehet te “demat”, pasi mbylli “aventurën” e tij me skuadrën e Teutës.
Njoftimi erdhi nga vetë klubi i Partizanit, ndërkaq, kujtojmë se përgjatë 101 ndeshjeve të zhvilluar me “të kuqtë”, në elitën e futbollit shqiptar, Kategorinë Superiore, Vila ka shënuar në total 9 gola. /i.m /abcnews.al
Njoftimi i klubit: