Prej orës 20:30, në mitikun “Allianz Arena” është duke u zhvilluar sfida e parë e javës së 4-t, të Kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga, ku po përballen 2 ekipet kryesuese, Bayern Munich e Bayer Leverkusen.
Mesa duket vetëm 7 minuta kanë mjaftuar që “bavarezët” të shënojnë golin e parë të sfidës, ku pas një krosimi fantastik të Leroy Sane nga goditja e këndit, “bomberi” anglez, Harry Kane gjendet i vetëm në zonë dhe me portën e boshatisur nuk gabon, duke e çuar topin në rrjetë. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: