Goditi me grushte bashkëmoshatarin, nën hetim një 16 vjeçar në Fier

schedule12:47 - 15 Shtator, 2023

schedule 12:47 - 15 Shtator, 2023

Një adoleshent është proceduar penalisht këtë të premte pasi akuzohet se ka dhunuar një bashkëmoshatar.

Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një gjimnazi në Fier, ka goditur me grushte, një bashkëmoshatar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, pasi në ambientet e një gjimnazi në Fier, ka goditur me grushte, një bashkëmoshatar./abcnews.al