Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se Moska nuk do të shkelë asnjë marrëveshje të arritur me Korenë e Veriut dhe se duhet të ketë marrëdhënie të mira me shtetin fqinj.
Deklarata e Putin vjen pas vizitës së së udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un në Moskë, shkruan Al Jazeera.
“Koreja është fqinji ynë dhe ne duhet, në një mënyrë apo tjetër, të ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore me fqinjët tanë”, tha Putin.
“Po, ka disa elementë të veçantë që lidhen me Gadishullin Korean. Ne e diskutojmë këtë, e diskutojmë hapur, nuk shkelim asgjë dhe në këtë rast nuk do të shkelim asgjë.”, shtoi ai.
Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se çdo marrëveshje ushtarake mes Putinit dhe Kim do të shkelte sanksionet e OKB-së kundër Koresë së Veriut./abcnews.al