Një shtetas i Shqipërisë, që dyshohet të ketë vjedhur identitetin e një personi ndërsa është pajisur me letërnjoftim dhe pasaportë të Republikës së Kosovës, është arrestuar nga policia atje.
Rasti është shënuar në Mitrovicë dhe i dyshuari tashmë është ndaluar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Republikës së Shqipërisë nën dyshimin se ka vjedhur identitetin e një personi dhe si rrjedhojë është pajisur me letërnjoftim dhe pasaportë të Republikës së Kosovës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës./abcnews.al