Shtyhet gjyqi i ish-presidentit Trump në Xhorxhia

schedule20:47 - 14 Shtator, 2023

schedule 20:47 - 14 Shtator, 2023

Gjyqi i Donald Trump në Xhorxhia për akuzat për përpjekje për të përmbysur rezultatin zgjedhor nuk do të fillojë në tetor, njoftoi një gjykatës të enjten. Trump pritet të dalë në gjyq pas dy ish-avokatët e tij.

Avokatët Sidney Powell dhe Kenneth Chesebro kishin paraqitur kërkesa për një gjyq të shpejtë dhe gjykatësi i Gjykatës së Lartë të Qarkut të Fultonit, Scott McAfee vendosi që gjyqi i tyre të fillonte më 23 tetor.

Ish Presidenti Trump dhe të pandehuri e tjerë kishin kërkuar që të gjykoheshin veçmas nga avokatët Powell dhe Chesebro, pasi disa prej tyre thanë se nuk mund të jenë gati për gjykim në fund të tetorit.

McAfee ka shprehur më parë dyshime nëse të 19 të pandehurit duhet të gjykohen së bashku.

Trump dhe të pandehurit e tjerë u paditën në gusht me akuzat për komplot për të ushtruar presion ndaj zyrtarëve të shtetit të Xhorxhisë për të përmbysur fitoren presidenciale të Joe Biden në vitin 2020. Të gjithë ata janë vetë deklaruar të pafajshëm.

Dy avokatët kishin kërkuar që çështja të shqyrtohej shpejt dhe seanca e gjykimit të tyre u caktua më 23 tetor. Trump dhe të pandehur të tjerë argumentuan se një kohë kaq e shkurtër nuk u dha atyre kohë të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen e tyre.