Administratori i NASA, Bill Nelson, tha se është shumë e vështirë të dalësh në një përfundim shkencor rreth natyrës së UFO-ve.
Ai theksoi se studimet e NASA dhe përparimet e fundit teknologjike, duke përfshirë teleskopin James Webb, i cili u lançua në vitin 2021, e bëjnë pothuajse të sigurt që do të zbulohen planetë të tjerë të ngjashëm me tokën në hapësirë.
“Nëse alienët na kanë vizituar ose jo ky është një mister, sepse nuk ka asnjë provë që UAP vijnë nga hapësira, por nuk ka asnjë të dhënë për prejardhjen e objekteve misterioze,” tha ai.
Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Nicola Fox, administratori i asociuar për Drejtorinë e Misionit Shkencës të NASA-s, duke i quajtur UAP një nga misteret më të mëdha të planetit tonë.
“UAP janë një nga misteret më të mëdha të planetit tonë. Dhe kjo ësht për shkak të numrit të kufizuar të të dhënave me cilësi të lartë që rrethojnë incidente të tilla,” tha ai.
Pavarësisht pamjeve të shumta të raportuara të UAP, Fox tha se nuk ka të dhëna të mjaftueshme që “mund të përdoren për të dalë në përfundime përfundimtare shkencore rreth natyrës dhe origjinës së UAP”.
Fox njoftoi se Nasa ka emëruar një drejtor të kërkimit UAP për të krijuar një bazë të dhënash të fuqishme për vlerësimin e të dhënave të ardhshme. Gjithashtu drejtori i ri, i cili emri i tij mbetet një mister, do të mund të përdorë ndihmën e inteligjencës artificiale dhe makinerive të nevojshme. /i.f.abcnews.al