Ka përfunduar takimi trepalësh ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe diplomatëve të BE-së, Josep Borrell e Miroslav Lajçak.
Takimi, që u zhvillua në Bruksel, zgjati rreth dy orë.
Diplomatët e BE-së, pritet të kenë sërish takime të tjera bilaterale me Kurtin dhe Vuçiçin.
Më herët, Borrell dhe Lajçak zhvilluan takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiçin.
Në përfundim pritet të ketë edhe një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Borrell, i cili do të shpalosë detaje rreth takimit mes tyre. Kjo është hera e parë që liderët e dy shteteve takohen që prej muajit maj dhe i pari që vjen që prej përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës.
Tensionet në veri të vendit sollën edhe një sërë sanksionesh të Kosovës. Ndërkombëtarët dhe opozita ka drejtuar gishtin ndaj qeverisë Kurti për situatën e shkaktuar. Megjithatë, pas masave ndëshkuese, qeveria u tërhoq duke pranuar mundësinë për zgjedhje të reja me praninë e serbëve./abcnews.al

