Juventusi tentoi Messin, Capello zbulon prapaskenën

schedule13:57 - 3 Tetor, 2019

schedule 13:57 - 3 Tetor, 2019

Lionel Messi është tentuar edhe nga Juventusi, por jo për t’u blerë. Trajneri Fabio Capello ka zbuluar se kur ishte në drejtim të bardhezinjve e kishte parë sulmuesin argjentinas dhe kishte pyetur Franck Rijkaard për mundësinë e huazimit të tij.

Asokohe Messi ishte vetëm 16 vjeç dhe po mahniste tifozët e Barcelonës. NorMalisht edhe Capello e ka vënë re talentin në këmbët e tij. “E kam takuar Messin kur ai ishte 16 vjeç. Ishte në Gamper Trophy. Kur u fut në fushë ai i bëri tifozët të tërboheshin.

Unë shkova dhe e pyeta Rijkaard nëse mund ta huazonte atë te kenë. Kishin probleme me numrin e lojtarëve ekstrakomunitarë, por ai më tha që ende po tentonin një mënyrë për ta përfshirë në listë”, tregon Capello në Sky Sport Italia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!