“Tronditet” Luis Enrique, tekniku spanjoll humb për 1 muaj “fantazistin” e sulmit

schedule21:36 - 13 Shtator, 2023

schedule 21:36 - 13 Shtator, 2023

Ndeshjet e kombëtareve kanë pasoja për skuadrën e Paris Saint-Germain, me “fantazistin’ spanjoll, Marco Asensio, që u dëmtua gjatë ndeshjes kundër Gjeorgjisë dhe testet mjekësore të kryera të hënën zbuluan një problem fizik që do ta mbajë sulmuesin spanjoll jashtë fushës për më shumë se një muaj.

“Sigurisht që nuk do të mund të llogarisim shërbimet e Dani Olmo dhe Marco Asensio për ndeshjet e tetorit”,- u shpreh tekniku, Luis de la Fuente në një konferencë për mediet pas fitores ndaj Qipros.

Kështu lojtari i parisienëve pritet të humbasë dy ndeshjet e para të Champions League kundër Borussia Dortmundit në “Parc des Princes” më 19 shtator dhe në Neëcastle më 4 tetor, dhe gjithashtu nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet e Ligue 1 kundër Nice, Marseille dhe Rennes.

Asensio pritet të rikthehet në fushën e blertë pas pushimit të tetorit dhe me shumë mundësi mund të luajë në takimin e 22 tetorit kundër Strasburgut dhe në ndeshjen e Champions League kundër  “djajve” të Milan. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!