Argjentina arriti një fitore me shumë vlera, mbrëmjen e së martës, ku në La Paz, mundi vendasit bolivianë me rezultatin e thellë 0 me 3, në përballjen e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror të futbollit, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë e Kanada, në vitin 2026.
Padyshim një nga protagonistët absolur të kësaj fitoreje ishte dhe “fantazisti” i sulmit, Angel Di Maria, i cili dhuroi dy asistime për dy golat e parë të sfidës, të shënuar nga Enzo Fernandez dhe anësori i mbrojtjes, Nicolas Tagliafico.
Ish-“ylli” i Real Madrid, Mancheste United, PSG e Juventus ka arritur në kuotën e 29 asistimeve, duke kaluar kështu “legjendën” argjentinase, Diego Maradona, ndërsa më shumë se “fantazisti” i Benfica-s ka vetëm “pleshti”, Lionel Messi. /i.m /abcnews.al