“Prioritet Integrimi”, Çuçi: Parlamenti ka rol të shtuar në negociatat e Shqipërisë me BE

schedule12:46 - 13 Shtator, 2023

schedule 12:46 - 13 Shtator, 2023

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, Këtë të mërkurë në një konferencë për mediat ka dhënë detaje në lidhje me prioritetet që ato kanë në sesionin e ri parlamentar.

Çuçi në fjalën e tij është shprehur se Integrimi mbetet prioriteti kryesor i PS këtë sesion parlamentar ku ka theksuar se përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë Evropian është dhe hallka kryesore në këtë proces.

Do të ndajmë bashkarisht disa nga prioritetet e grupit parlamentar të PS në sesionin e ardhshëm të PS. Gjëja e parë është roli që PS do të japë në procesin e integrimit të Shqipërisë, në sesionin e kaluar kemi miratuar një ligj të ri në rolin e parlamentit në procesin e integrimit, ku ndryshimi i ligjit ka të bëjë me rolin e shtuar me të cilën ka të bëjë parlamenti i Shqipërisë në këtë proces. Unë ju garantoj se grupi parlamentar i PS do të bëjë maksimumin që së bashku me qeverinë që ka rolin kryesor ka rolin kryesor të kemi role negociuese sa më të rëndësishme në procesin e Integrimit.

Në procesin e integrimit ne si grup parlamentar di të luajmë një rol të rëndësishëm në bashkëafrimin e legjislacionit me ato të BE. Ne i kemi hapur negociatat dhe tashmë ka nisur procesi i krehjes së legjislacionit dhe tashmë ka një rol edhe më të rëndësishëm në këtë proces”, ka thënë ai.

Gjithashtu Çuçi ka theksuar se priorite dytësor i grupit Parlamentar të PS është mbyllja e reformës zgjedhore, pasi sipas tij është e rëndësishme që në këtë të përfshihen edhe emigrantët.

Ai është shprehur se PS e ka gati draftin dhe propozimin në lidhje me këtë por pret që opozita të bëhet pjesë dhe të mbyllet me sukses.

Ndër të tjera Çuçi ka thënë se reforma në drejtësi është një tjetër fokus që PS ka këtë sesion parlamentar dhe se pritet që së shpejti drafti I përgatitur të kalojë në parlament për miratim.

“Prioriteti i dytë është fokusimi i grupit të PS-së në reformën zgjedhore siç e dini kemi një boshllëk që është krijuar nga vendimi I Gjykatës Kushtetuese dhe duhet që sa më parë ta plotësojmë atë dhe për këtë ne do të jemi të përqëndruar për gjetjen e një formule të përshtatshme për të. Do të këmbëngulim që në reformën zgjedhore të adresojmë votën e lirë, ne si PS kemi qenë shumë të qartë dhe duhet që të krijojmë mundësinë që të gjithë shqiptarët të shprehen me votë për qeverinë që i duhet të zgjidhet me votë. Ne tashmë si PS e kemi qëndrimin dhe draftin tonë për ta adresuar këtë problem, dhe pritet konsensusi i opozitës për ta kthyer në ligj dhe tu japim të drejtën emigrantëve që të votojnë dhe që roli i tyre është I pazëvendësueshëm.

Kemi formuluar disa amendamente me ekspertë të huaj që do të prekin drejtësinë e re dhe reforma në drejtësi ju e dini se është një kontribut i paçmueshëm i partnerëve ndërkombëtar dhe shumë shpejt pritet që të nisë procesi i diskutimit parlamentar dhe në fund të miratimit, dhe deri në fund shpresoj që të jenë të miratuara, është një moment i rëndësishëm pasi duhet që të plotësojmë disa gjëra që kanë lindur si probleme”, ka thënë ndër të tjera kreu i grupit parlamentar të PS.

Ndërkaq ajo që ka vënë në dukje Çuçi është se gjatë këtij sesioni parlamentar është e rëndësishme që opozita të bëjë propozimin në lidhje me emrin e Avokatit të Popullit në mënyreë që të kemi zëvendësuesin e aktualit të cilit u bë kohë që ka mbaruar afatin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!