Zjarr në një bllok apartamentesh në Vietnam, raportohet për dhjetëra të vdekur

schedule07:37 - 13 Shtator, 2023

schedule 07:37 - 13 Shtator, 2023

Dhjetra banorë vdiqën në një zjarr të madh në një bllok apartamentesh nëntë-katëshe në kryeqytetin vietnamez, Hanoi të martën në mbrëmje, njoftuan mediat vendase, duke cituar të dhënat e para nga autoritetet. Zjarri filloi pak para mesnatës të së martës në katin e parkimit të ndërtesës.

“Ne nuk mund t’i ndihmonim ata. Nuk ka asnjë rrugë shpëtimi, ishte e pamundur që viktimat të shpëtonin”, tha një banor për AFP. Të paktën tre fëmijë ishin në mesin e të vdekurve, raportoi Viettimes, “Dëgjova shumë britma për ndihmë. Ne nuk mund t’i ndihmonim shumë,” tha një grua që jeton afër.

Rreth 150 njerëz jetonin në kompleks, thanë autoritetet. Një tjetër dëshmitare tha se një djalë i vogël u hodh nga një kat i lartë. “Isha gati të flija kur ndjeva diçka. Dola jashtë dhe pashë zjarrin. Tymi ishte kudo. Ishte një djalë i vogël i hedhur nga një kat i lartë, nuk e di nëse mbijetoi apo jo edhe pse njerëzit përdorën një dyshek për ta kapur,” tha ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!