Letonia dhe Lituania bëhen shtetet e dyta në botë që blejnë sistemin e mbrojtjes ajrore IRIS-T. Shtetet Baltike firmosën një marrëveshje me qeverinë gjermane për blerjen e këtij sistemi, i cili deri më tani është përdorur nga Ukraina në luftën e saj ndaj Rusisë.
“Jemi shumë të lumtur që mund të themi zyrtarisht se Gjermania është partneri më i madh i Estonisë në fushën e mbrojtjes. Në fillim ishte SHBA-ja, por tani Gjermania është numri 1”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes i Estonisë, Hanno Pevkur.