Lionel Messi po shijon eksperiencën e tij të re tek Inter Miami, në të cilin është lider dhe pikë referimi për të gjithë ekipin.
I freskët nga nominimi në mesin e 30 kandidatëve për “Topin e Artë”, sulmuesi argjentinas i ka bërë vetes një dhuratë personale të një niveli të lartë, një vile ultraluksoze me vlerë mbi 100 milionë dollarë.
Është një pronë e vendosur në Florida, në Broward County, siç raportohet nga mediumi i specializuar “The Real Deal”. Një rezidencë ëndrrash, e vendosur përballë detit dhe 1600 metra katrorë e madhe me një pishinë të brendshme, palestër, spa dhe një suitë të pabesueshme prej afërsishtë 150 metra katrorë./h.ll/abcnews.al