Atletico Madrid ka filluar të mendojë për merkaton e ardhshme dhe objektivi është një kampion bote me Argjentinën.
Sipas “Todofichajes.com”, spanjollët janë të gatshëm të vendosin në tavolinë 70 milionë euro dhe gjithashtu kartonin e Alvaro Morata për të sjellë Lautaro Martinez nga Inter.
Në fakt, për zikaltërit Lautaro është i paprekshëm, pasi konsiderohet kryesori i projektit të klubit./h.ll/abcnews.al