Përveç sfidës, Portugali-Luksemburg, mbrëmjen e kësaj të hëne janë zhvilluar dhe 3 përballje të tjera të vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, sfida të cilat nuk sollën asnjë rezultat surprizues.
Kështu, në grupin J, Islanda arriti një fitore pa domethënie, mbrëmjen e sotme, teksa arriti të mundë në arenën “Laugardasvollur” të Rejkjavikut, Bosnje Hercegovinën me rezultatin minimal, 1 me 0, pas golit të Finnbogason në minutë e 91’-të të sfidës.
Në përballjen tjetër, të grupit J, Sllovakia ka bërë detyrën përballë Lihtenshtejn, duke i mundur këta të fundit me rezultatin e pastër 3 me 0, pas golave të Hancko, Duda e Mak, në minutat 1’, 3’ dhe 6’ të sfidës, duke arritur kështu një tjetër fitore me vlerë në fazën kualifikuese të kompeticionit.
Në sfidën e fundit të mbrëmjen, atë të grupit D, mes Letonisë dhe Uellsit, fitues kanë dalë këta të fundit, me “dragonjtë” që arritën të shënonin 2 herë në rrjetën e letonezëve, për të arritur fitoren, ku protagonisht ishin ish-mesfushori i Arsenal e Juventus, Aaron Ramsey, si dhe “fantazisti” i Bournemouth, David Brooks. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Sllovaki 3-0 Lihtenshtejn
Letoni 0-2 Uells
Islandë 1-0 Bosnje Hercegovina