Emocionet e këtij 11 shtatori janë më të forta se çdo vit tjetër për Luljeta Ujkashin.
“Kur ti mendon se kjo gjë do të mungojë në vazhdimësi ndjenë si një boshllëk e kjo e bën më të madh emocionin këtë vit”
Për mësuesen e klasës së tretë ky është viti i fundit në mësimdhënie.
Në prag pensioni, pas afro 35 vitesh punë, 16 prej të cilave në shkollën nëntë vjeçare “Edit Durham” në Tiranë, Luljeta ndanë të njejtin mendim si ditën kur e nisi këtë profesion.
“Arsimi është sfidë, por sfidë e bukur”
Sfidë që për ta kaluar u mbështet tek pasioni. Arritjet e nxënësve thotë se ia shtuan kënaqësinë ndërsa bashkëpunimi me prindërit e ndihmoi për të kaluar vështirësitë.
“ Unë e kam dashur mësuesinë, mësimdhënien, fëmijët, gjithë jetën. Unë shpesh e them me prindërit, i dua arritjet e tyre sa i doni dhe ju, nuk e di a më kanë besuar ndonjëherë, por sinqerisht arritjet e tyre janë të jashtëzakonshme. Kur unë shikoj tani ish nxënsit që ndjekin universitetet më të mira kudo në botë, kanë arritur një profesion, ndjejë se në një farë mënyrë unë e kam shenjuar jetën e tyre”
Por dëshirat sot kanë ndryshuar dhe interesi për mësuesinë nuk është më si dikur.
“Ka humbur për disa arsye. Mungon pasioni, kushtëzohet nga pagesa, mënyrë si rriten brezat… fëmijët kane evoluar, sot nxënësi nuk të trajton vetëm si mësues, do ta ketë mësuesin dhe si shok dhe si shoqe, kjo ndonjëherë nuk kuptohet nga ndonjë grup”
Për të kthyer vëmendjen tek mësuesia. Dhe që ajo të mos shihet vetëm si një profesion, por dhe si një mision mësuesja e më shumë se tre dekadave bën këtë apel;
“Duhet rritur pak më tepër figura e mësuesit, unë e kuptoj që mësuesi duhet ta ndërtojë vetë nuk mund të presim të na e ndërtojnë të tjerët, por ka dhe nevojë për suport. Duhet rritur pak më tepër figuar se është zbehur”