Bernardo Silva prej ditësh është në qendër të vëmendjes së mediave angleze, pasi sulmuesi i Manchester City postoi në rrjetet sociale një foto të shokut të tij të skuadrës, Benjamin Mendy. Edhe pse në nuanca shakaje, kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga Federata Angleze, që i ka ngritur disa akuza portugezit.
Me anë të një komunikate për shtyp, FA pranoi se disa prova materiale (Foto, video) të Bernardo Silvës janë marrë dhe po shqyrtohen, si dhe i ka dhënë një afat deri me datë 9 tetor që Silva të paraqitet në ambientet e Federatës dhe t’iu përgjigjet akuzave. Një situatë tepër kaotike për yllin portugez./abcnews.al