Akuzohet për shitblerje votash, caktohet data kur do të dalë para gjykatës Fredi Beleri

schedule10:48 - 11 Shtator, 2023

schedule 10:48 - 11 Shtator, 2023

Më 14 Shtator do të zhvillohet seanca paraprake ndaj Alfred Belerit, ku gjykata pritet të vendosë nëse do kalojë apo jo për gjykim. SPAK kërkon gjykimin e Belerit për korrupsion zgjedhor. Beleri ra në prangat e policisë pak ditë para zgjedhjeve të 14 majit me akuzën e korrupsionit në zgjedhje.

Seanca paraprake do të mbahet një ditë para 15 Shtatorit, afatit të fundit kur ai mund të betohet si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës. Më herët, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit la në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës duke refuzuar kërkesën e tij për masë më të lehtë sigurie.

Arrestimi dhe mbajtja e Belerit në burg ka sjellë një përplasje mes Tiranës dhe Athinës zyrtare. Kjo e fundit ka ushtruar presion ndaj autoriteteve për lirimin e Belerit ndërsa nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka përsëritur qëndrimin se kjo çështje i përket drejtësisë shqiptare./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!