Gjimnastikë/ Metvei Petrov nderon Shqipërinë, medalje ari në Kupën e Sfidave Botërore

schedule10:43 - 11 Shtator, 2023

schedule 10:43 - 11 Shtator, 2023

Matvei Petrov po kalon një formë të shkëlqyer, duke shënuar rezultate të mëdha në eventet e rëndësishme të gjimnastikës artistike. 33- vjeçari rus, i cili prej disa vitesh përfaqëson Shqipërinë, është shpallur kampion në disiplinën e kalit me doreza në Kupën e Sfidave Botërore (World Challenge Cup), aktivitet i mbajtur në Hungari më datat 8-19 shtator.

Petrov, i cili stërvitet prej vitesh nga trajneri Alon Hasa, regjistroi 14.733 pikë duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit në Szombathely të Hungarisë. Kjo është medalja e dytë e artë në evente e këtij lloji për Matvei Petrovin gjatë këtij sezoni, pas triumfit që arriti në maj në Varna të Bullgarisë. Gjimnasti kuqezi gjithashtu gjatë këtij viti ka fituar edhe një medalje bronzi në seritë e Kupave të Botës, në muajin mars në Azerbajxhan. Aktiviteti i mbajtur në Hungari është i parafundit për sezonin e garave “World Challenge Cup”, të cilat do të mbyllen më 16-17 në Paris.

Të gjitha këto janë evente kualifikuese për në Olimpiadë, aty ku Petrov vijon të marrë pikë të rëndësishme për të siguruar biletën që të çon në “Paris 2024”. / h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!