G20 nuk e dënon pushtimin e Rusisë

schedule08:39 - 11 Shtator, 2023

schedule 08:39 - 11 Shtator, 2023

Pas qindra orësh negociatash në G20 të mbajtur në Nju Delhi, Indi, përfaqësuesit e kombeve më të pasura të botës nuk dënuan pushtimin rus të Ukrainës.

Deklarata përfundimtare e grupit  tha se “të gjitha shtetet duhet të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës” pa ndonjë dënim të qartë të pushtimit të Rusisë.

Moska të dielën e përshëndeti Samitin e G20 si një “sukses të pakushtëzuar ” ndërsa Kievi tha se grupi nuk bëri “asgjë për të qenë krenar”.

Samiti u shënua nga mungesa e presidenti rus, Vladimir Putin, dhe presidentit kinez, Xi Jinping. Eventi dyditor pati dhe momente historike, duke përfshirë anëtarësimin e përhershëm të Bashkimit Afrikan në G20. Ndërkohë, India i ka dorëzuar zyrtarisht Brazilit presidencën e G20-ës.

Presidenti, Lula da Silva ftoi homologun rus Putin për në samitin e radhës, duke dhënë garanci se Brazili nuk do ta arrestojë atë.

/abcnews.al