Shqipëria e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh ndaj Polonisë.
Një ndeshje e cila filloi me intensitet dhe me topa të gjatë nga të dyja skuadrat. Në minutat e para, Shqipëria pati një moment të mirë me Bajramin nga krahu i majtë, duke deportuar mirë dhe duke dhënë një top të rrezikshëm brenda zonës, por askush nuk ndodhej aty pranë.
Disa minuta më vonë, Polonia gjen golin pas një rrëmuje brenda zonës, por gjyqtari e anulon për pozicion të parregullt. Më pas, Asllani pati një shans të mirë, por goditja tij shkoi pak më sipër se trau i portës.
Mrekullia ndodhi në minutën e 37’ të ndeshjes. Asani merr topin në këmbët e tij magjike në krahun e djathtë të fushës, dhe nga një diagonale tepër e largët, ka goditur topin në mënyrë potenciale dhe e ka dërguar në rrjetë duke bërë stadiumin “Air Albania” të çmendet pas atij goli tmerrsisht të bukur.
Një gol që do të mbahet mend gjatë në memoriet e çdo futboll dashësi në mbarë botën, dhe padyshim që do të cilësohet si më i bukuri i të gjithë fazës së eliminatoreve të Euro 2024./h.ll/abcnews.al