Po lëvizte me motor dhe tentoi t’i shpëtonte plumbave, si u ekzekutua 41-vjeçari në Vlorë

schedule22:42 - 9 Shtator, 2023

schedule 22:42 - 9 Shtator, 2023

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ku është ekzekutuar me armë zjarri, 41-vjeçari, Leartiad Keka (Lekaj).

Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se viktima ka qenë duke lëvizur me motor kur pranë tij është afruar një automjet “Audi A6” dhe një person e ka qëlluar pranë biblotekës publike.

LEXO EDHE: Vrasja në Vlorë/ Identifikohet viktima, gjendet e djegur makina e autorëve

Në momentin e parë që është qëlluar, 41-vjeçari është rrëzuar dhe tentuar të largohet, por autori ka qëlluar sërish duke e lënë të vdekur në vend.

Pak minuta pas ngjarjes, policia ka gjetur të djegur automjetin, ndërsa po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Mësohet se në zonën ku ka ndodhur ngjarja, ka biznese dhe kamera sigurie, të cilat priet t’i vijnë në ndihmë policisë.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!