Shqipëria ka shprehur solidaritet me Marokun, i cili u godit mbrëmë nga një termet shkatërrues. Presidenti Bajram Begaj thotë se vendi ynë qëndron me popullim e Marokut në këto momente kaq të vështira.
“Zemërthyer nga tërmeti i tmerrshëm që goditi Marokun. Ne qëndrojmë me popullin e Marokut dhe u dërgojmë ngushëllimet tona të sinqerta familjeve të prekura nga kjo tragjedi”, shkruan Begaj.
Tërmeti ishte me magnitudë 6.8 i shkallës Rihter thanë autoritetet, ndërsa deri tani raportohen për mbi 600 viktima dhe qindra të tjerë të plagosur/n.m.abcnews.al