PD padi Ramës: Të hetohet për pagesën për foton me Obamën në 2012-n

schedule14:47 - 2 Tetor, 2019

schedule 14:47 - 2 Tetor, 2019

Partia Demokratike i ka kërkuar prokurorisë të nisë hetimet për kryeministrin Edi Rama lidhur me një pagesë prej 80 mijë dollarësh të paguar prej tij për realizimin e një fotoje me ish-Presidentin e SHBA, Barack Obama në vitin 2012.

Kërkesa e PD-së është dorëzuar sot në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Gjykatës  së Shkallës së Parë në Tiranë, menjëherë pas vendimit të gjykatës amerikane për të dënuar me burg shtetasin amerikan, William Argeros nën akuzën e pagesës së shumës 80 mijë dollarë për realizimin e një fotografie me ish-presidentin amerikan.

PD kërkon që prokuroria të nisë hetimet për financimin e paligjshëm që sipas tyre Edi Rama ka paguar në shumën 80 mijë dollarë për një foto me Presidentin Obama në vitin 2012 duke shtruar 9 pyetje kryesore, të cilave duhet t’i përgjigjet prokuroria./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!