Është zbardhur dëshmia e Altin Myslihakës në sallën e gjyqit sa i takon hetimeve për 137 kg kokainë të kapur në portin e Durrësit disa ditë më parë, ku porositës ishte Gentian Malindi. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa është dhënë masa arrest me burg në mungesë.
Gazetarja Glidona Daci raporton se në dëshminë e tij Myslihaka deklaron se ka qenë i i punësuar në anijen e Gentian Malindit, por ishte larguar nga puna dy javë më parë. Atë natë sipas tij Malindi e ka dërguar te kontenierët për të marrë një çantë, por thotë se nuk ishte në dijeni që brenda kishte kokainë.
“Kam qenë i punësuar në anijen e Gentian Malindit. Dy javë më parë më kishte larguar nga puna. Atë natë më kërkoi të shkoja te kontenieret e të merrja një çantë me hekura. E mora dhe ja dërgova në makinë. Nuk dija që kishte kokainë”. /abcnews.al