Princi Harry do të jetë pjesëmarrës në Lojërat Invictus të këtij viti javën e ardhshme.
Të mërkurën, Duka i Sussex-it do largohet nga gruaja e tij, Meghan Markle, dhe dy fëmijët e tyre, Princit Archie dhe Princeshës Lilibet, teksa ai udhëton për në Londër për Çmimet WellChild.
Kjo vizitë do të jetë hera e parë e Harrit që kthehet në MB që nga kurorëzimi i babait të tij, Mbretit Karli III. Princi Harry, i cili është mbrojtësi i WellChild, shoqata bamirëse kombëtare për fëmijët e sëmurë rëndë dhe familjet e tyre, do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në partneritet me GSK.
Paraqitja e tij vjen pak pasi ai u pa duke festuar me gruan e tij MegHan dhe vjehrrën në turneun e Beyoncé në Los Angeles të premten mbrëma.
Ndërkohë, thuhet se Harry do të qëndrojë në Britaninë e Madhe deri më 8 shtator, që është përvjetori i parë i vdekjes së Mbretëreshës. Meghan nuk do ta shoqërojë atë dhe do të fluturojë për në Gjermani. Ndërsa, fëmijët e tyre, megjithatë, do të qëndrojnë në Montecito, Kaliforni./abcnews.al