Një adoleshent palestinez goditi me thikë dhe plagosi një izraelit dhe një turist në qytetin e vjetër të Jerusalemit, sipas policisë izraelite dhe shërbimeve të urgjencës.
“Një i dyshuar goditi me thikë një qytetar pranë portës së Jaffa në Jerusalem,” tha policia, duke publikuar një foto të armës së ftohtë të njollosur me gjak të përdorur në sulm. I riu është ndjekur dhe arrestuar nga policia.
Autoritetet thanë se ai është një 17-vjeçar nga Jeruzalemi Lindor.
Shërbimi i Ndihmës së Parë Magen David Adom, ekuivalenti i Kryqit të Kuq të Izraelit, tha se ata trajtuan një burrë rreth të 50-tave i cili është në një “gjendje të rëndë, por të qëndrueshme”. Edhe një turist 17-vjeçar është dërguar në spital me një plagë sipërfaqësore në stomak.
Të paktën 226 palestinezë, 32 izraelitë, një ukrainas dhe një italian janë vrarë në përleshje ose sulme të lidhura me konfliktin izraelito-palestinez që nga fillimi i vitit, sipas një raporti të AFP-së bazuar në burime zyrtare.